10 gjëra që nuk i dini për kosin 11

Kur është shpikur? Është e vërtetë që shitej dikur në pilula? Çfarë dallimi ka mes qumshtit të fermentuar dhe kosit. 10 kuriozitete që ndoshta nuk i dinit.

Çfarë është – Kosi është në thelb qumësht i fermentuar, që pasi ftohet përzihet me 2 baktere të gjalla, Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus Thermophilus, e pas kësaj kthehet në kos. Kujdes: po flasim për dy baktere të mira. Ato janë tip pro-biotikë të cila mbeten të gjalla në organizmin tonë, siç kemi edhe shumë të tjera që ndihmojnë trupin për të shpërbërë ushqimet.

Miliona – Një kos përmban minimumi 10 milion bakterie në gram, të cilat duhet të jenë të gjalla dhe vitale deri në datën e maturimit të paketimit. Kosit i lejohet edhe shtimi i aromave, frutave, sheqerit ose miellit në përqindje më të ulët se 30% e produktit përfundimtar.

Çfarë stomaku? – Fjala ‘kos’ rrjedh nga turqishtja “yogurmak”. Mendohet se kosi prodhohej në Turqi që në shekullin e VI Para Krishtit. Pastorët e Azisë Qendrore e prodhonin duke e vendosur qumështin e dhisë në stomak kafshësh, për të ruajtur kur ishin në udhëtim.

Kosi në Evropë – Testet më të vjetra për prodhimin e kosit janë bërë nga Plinio Plaku në shekullin e I Pas Krishtit. Ai shkruan se barbarët nënkuptonin me kos, një substancë pak të athët, por të shijshme. Nuk dihet kush e solli kosin në Evropë, por është e sigurt që erdhi nga Azia.

Kura Turke –  Në Francë, kosi u përhap për arsye shëndetësore në vitin 1542. Françesko I vuante nga diarrea dhe medikamentet nuk po e shëronin. Sulejmani i Madhërishëm, asokohe aleat i Francës, urdhëroi një doktor që ti shërbehej kos. Lajmi i përfitimeve të këtij ushqimi ekzotik udhëtoi nëpër Evropë.

Më shumë kos –  Duhej pritur shekulli i 20-të që kosi të hynte në dietat e njerëzve. Në fillim të shekullit kur kosi nisi të konsumohej në Perandorinë Ruse, Stamen Grigorov, një mikrobiolog bullgar, identifikoi i pari bakterin Lactobacillus. Elie Metchnikoff fitoi çmimin Nobel, pasi besonte se fermentet laktike luftojnë efektet e dëmshme të disa baktereve në aparatin tretës, duke shtuar jetëgjatësinë e këtij produkti. Ky ishte një kontribut në shpërndarjen e kosit në Evropën Perëndimore. Pas zbulimit të Grigorov, në vitin 1919, Danone prodhoi i pari kosin në një fabrikë ​​në Spanjë.

 

 

 

 

 

 

 

Ka lidhje kosi me pjellorinë? – A e rrit kosit pjellorinë mashkullore? Janë disa substanca probiotike që shkaktojnë këto efekte pozitive. Kjo u zbulua nga një studim i 40 minjve meshkuj dhe 40 minjve femra nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts.  Minjtë që ushqeheshin rregullisht me kos, kishin testikuj më të rëndë (5%) dhe ky shtim në peshë korrespondonte me një rritje të pjellorisë: ata u çiftëzuan më shpejt dhe lindën shumë këlyshë. Pasi u testua tek njerëzit, efekti rezultoi i ngjashëm.

Pilulat – Sot prodhohet kos duke pasterizuar qumështin, i cili pasurohet me qumësht pluhur për të rritur përmbajtjen e proteinave dhe kalciumit, dhe pasi ngrohet në 43 ° C, shtohen dy bakteret Streptococcus dhe Lactobacillus. Shumëllojshmëria e shijeve që kemi provuar sot, u shpik në shekullin e 20-të. Kosi me fruta u prodhua në SHBA në vitin 1937.

Kuriozitet: Kosi u prezantua për herë të parë në SHBA në fillim të shekullit të njëzetë në formën e tabletave për ata që vuanin nga intoleranca e tretjes.

E ëmbël apo e kripur? –  Shumica prej nesh e njohin kosin vetëm në formën e tij të ëmbël. Por shija e athët e kosit kremoz, shijon edhe me ushqimet e kripura. Ka shumë ushqime në botë, ku përfshihet edhe kosi pa sheqer: pula korma indiane, salcë greke xaxiqi, ajrani turk ose labnehu libanez.

E ardhmja – Ka gjasa që kosi një ditë të bëhet një vaksinë. Shkencëtarët e Universitetit Northwestern po zhvillojnë një vaksinë me bazë bakteret e kosit dhe të djathit, e cila do të prodhonte vaksinën e zorrëve, në mënyrë që sistemi imunitar të luftojë patogjenët. Por në të ardhmen, kosi nuk do të shërbehet në kavanozë, por do të mbështillet në një formë të ngrëshme si frutat. Ky paketim ushqimor tashmë ekziston. Në vitin 2014 në Boston, perlat e para të kosit u prodhuan nga Stonyfield. Së shpejti të tjerët do të ndiqnin shembullin e tyre, duke hapur një botë mundësish për studiuesit dhe projektuesit, duke zvogëluar problemin e paketimit dhe duke prodhuar me një ndikim shumë më të ulët mjedisor.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Priteni 2018 me padurim! Këto 4 shenja janë më fatlumet në vitin pasardhës! 10

Jemi duke pritur ardhjen e 2018, e më pak se një javë na ndan nga nata e ndërrimit të viteve. Si çdo herë, shenjat e zodiakut janë ato që luajnë një rol të rëndësishëm në atë çka ndryshe e quajmë ‘parashikimi i yjeve’. Ky vit sjell katër shenja plot fat, që do ta presin 2018 plot gëzim e lumturi.

DEMI
Të besuarit e kësaj shenje janë të bindur që asgjë nuk ndodh nëse nuk e bën ti vetë të ndodhë, ja pse shpesh cilësohen si përcaktuesit e fatit të tyre. Është kjo arsyeja që shpesh gjërat vijnë shumë lehtshëm për ta, por kjo lidhet dhe me faktin që janë të hapur ndaj mundësive të reja. Janë të vetësijshëm për atë çka sundojnë dhe gjithmonë priren të takojnë njerëz të rinj. Kështu, dhe në 2018, shenja e Demit do të ketë mundësinë të përjetojë dhe provojë plot oportunitete të reja. Numri me fat: 1.

LUANI
Luani duket si lloji i njeriut që gjithçka e pret në pjatën e argjendtë. Por, realiteti është se të besuarit e kësaj shenje punojnë fort për të arritur atë që kanë dhe atë që duan. Shpesh, dukrt sikur ata janë të përqendruar tek vetja, por kjo lidhet thjesht me faktin që kërkojnë t’ju dëshmojnë të tjerëve frymën pozitive të jetës në tërësi. Luanët e bëjnë fare mirë ndarjen mes punës për të arritur suksesin dhe kohës së nevojshme të relaksit. Numri me fat: 7.

VIRGJËRESHA
Të lindurit e kësaj shenje janë koshientë për ‘kokën që mbajnë mbi supe’. E dinë fare mirë që fati nuk vjen nga hiçi, dhe e kuptojnë sa punë duhet për të arritur shumë të mira. Nga ana tjetër, e kanë gjithçka në dorë dhe shfrytëzojnë çdo mundësi të artë. Këtë e arrijnë kryesisht falë inteligjencës dhe ambicies personale. Numri me fat: 9.

UJORI
Edhe kjo shenjë e përcakton vetë fatin, në bazë të asaj çka përpiqet t’i thotë universi. Duken të përkushtuar, por jo gjithmonë punojnë. Përgjithësisht i marrin vendimet me zemër. Për Ujorët ka dy periudha: koha kur punojnë fort për përcaktimin e fatit të tyre dhe koha kur gjithçka e lënë në dorë të universit. Numri me fat: 3.

6 detaje që stjuardesat studiojnë tek pasagjerët gjatë udhëtimit! 8

Kemi shkruar jo pak për sekretet e bordit të linjave ajrore, ndërsa duket se kodet e tyre nuk kanë të mbaruar. Në sytë tanë, stjuardesat janë vajzat që kujdesen për ushqimin dhe sigurohen të na dhurojnë sa më shumë buzëqeshje, por ja që jo gjithçka fillon dhe mbaron këtu. Në fakt, ato na studiojnë gjatë gjithë kohës, për arsye të çuditshme.

Edhe ju mund ta keni vënë re se kalimet sa lart poshtë të stjuardesave shoqërohen me shikime të shpejta për secilin nga pasagjerët, e kjo duket fare normale kur mendon përgjegjësinë e kujdesit që tregojnë karshi udhëtarëve. Por, kjo nuk është e gjitha. Bordi i një linje ajrore amerikane ka zbuluar gjashtë sekrete, që bëjnë të kuptojmë sa me detaje vëzhgohemi gjatë një fluturimi.

1. Stjuardesat shikojnë formimin fizik të meshkujve, për të vërejtur se cili është më i forti. Në raste rreziku, ato selektojnë personat më të aftë që mund të ndihmojnë në një situatë delikate.
2. E kuptojnë kur je i punësuar në linjat ajrore.
3. E dallojnë menjëherë kur dikush është i pirë ose në gjendje të keqe shëndetësore.
4. E lexojnë në sy kur dikush e ka fobi fluturimin.
5. Nëse dikush ka paaftësi fizike, sado që përpiqet t’i fshehë, stjuardesat e vërejnë menjëherë.
6. E nuhasin kur dikush po përpiqet të bëjë diçka ilegale.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: