Viktor Zhusti, zbulon anën e panjohur të babait 8

Rikthehet në skenë pas një pauze, duke marrë përsipër një rol mjaft të rëndësishëm, madje natën e premierës ai festoi edhe ditëndjen në skenë. Emocionues ishte fakti që ai festoi rikthimin e tij me 75 vjetorin e ditëlindjes së tij.

Aktori Viktor Zhusti ngjitet në skenë e Teatrit Kombëtar me dramën “Dama me Kamelie”, vepër e Alexandre Dumas (i biri). Krah tij luajnë aktorët: Raimonda Bulku, Laert Vasili, Gjergj Mena, Xhino Musollari, Josif Sina, Karafil Shena, ku Luli Hoxha i jep jetë rolit të Margarite Gotie. Ajo që e bën të veçantë është prania e Viktor Zhustit, i cili luan rolin kryesor. “Dikur në një emision me regjisoren Luli Hoxha ajo theksoi se kjo ishte një ëndërr e saj e fëmijërisë derisa erdhi momenti i saj. Ajo zbuloi përveç ëndrrës shpirtin e Margarites. Ky personazh për të është me ndjenja të forta”, pohon aktori Zhusti.

Babai në “Dama me Kamelie” një personazh që ai e shikon si përfaqësues të mikroborgjezisë franceze. “Babai është përfaqësues i asaj mikroborgjezie franceze, e cila kultivon një moral të caktuar të barabartë me provincializmin, me shpirtngushtësinë dhe është pikërisht ky moral, i cili përpiqet ti imponohet mbi dashurinë për të të pakuptueshme dhe të pamoralshme midis të birit dhe një kurtizaneje në Paris”, tregon Zhusti për personazhin. Roli sipas tij është kryesori, që nga një poemë lirikë e kthen “Dama me Kamelie” në një dramë. “Ai nuk shikon asgjë më thellë se sa emrin e mirë të familjes së tij, atë emblemën e jashtme. Për këtë ai sakrifikon gjithçka dhe ai vret dashurinë e Margarite Goties me të birin. Ky rol ndryshon gjithë rrjedhën e veprimit të veprës, që e shpie në dramë. Nëse kjo ishte si një poemë lirike është pikërisht momenti deçiziv i babait, që e kthen në dramë”, vijon më tej aktori Viktor Zhusti. Në këtë kryevepër botërore Laert Vasili interpreton Armand Duval, Raimonda Bulku i jep jetë rolit të Prudencës në kryeveprën “Dama me Kamelie” të Alexandre Dumas, Karafil Shena është konti, për të vijuar dhe me personazhe të tjerë në vepër.

Drama në skenë

“Dama me kamelie”, është historia tragjike e një vajze që deshi të bashkojë dy botët dhe një djali që mendoi se mund t’i ndryshojë të dyja! Një histori e trishtë mes një vajze – shitëse dashurie dhe një borgjezi të ri. Me autor Alexandre Dumas, vjen në Teatrin Kombëtar premierë absolute në edhe në data 9,10 Dhjetor. “Dama me Kamelie” është një vepër gjysmë autobiografike, e cila bazohet në dashurinë e një kurtizane në mes të shekullit të XIX në Francë. Një histori tragjike dashurie mes karakterit ëndërrimtar të Marguerite Gautier, një kurtizane e cila vuan nga tuberkulozi dhe Armand Duval, një borgjez i ri. Armand dashurohet me Margaritën dhe arrin të bëhet i dashuri i saj. Ai tenton ta bind atë për të lënë jetën e saj si kurtizane dhe të shkoj e të jetoj me të. Kjo marrëdhënie e zjarrtë mes tyre do të ndërpritet nga i ati i Armandit, i cili i vënë në dijeni për skandalin e krijuar nga kjo marrëdhënie e jashtëligjshme dhe i frikësuar se kjo lidhje do të ndikojë edhe në martesën e motrës së Armandit, shkon të bindë Margaritën që të largohet nga biri i tij. Deri në vdekjen tragjike të Margaritës, Armand beson se ajo e la atë për një burrë tjetër. Vdekja e Margaritës përshkruhet si një agoni, e cila nuk ka fund, duke e gjetur veten të braktisur nga të gjithë. Shkruar nga Alexandre Dumas (i biri), (1824-1895), kur ai ishte 23 vjeç “Dama me Kamelie” u botua në vitin 1848.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rregulli u thye, tashmë mund ta kombinojmë shampanjën me copa akulli! 11

Sado që na shijojnë kokteilet apo pijet e thera alkoolike, nuk mund ta mohojmë që shampanja ka vendin e saj në çdo rast. E shijshme, e lehtë, ideale për evente fine ose klas, shampanja në fakt ka një histori krejt tjetër kur vjen puna tek shërbimi.

Fillimisht, duhet ta dini që nuk duhet shërbyer në gota të gjera. Sa më e gjerë gota, aq më shumë kjo pije humbet bulëzat karakteristike, që i japin dhe shijen shampanjës. Kështu që, harroni gjithçka keni parë nëpër filma!

Nga ana tjetër, falë novacionit më të ri të Moët & Chandon, tashmë shampanja mund të serviret në një gotë me copa akulli. Po, e pabesueshme, por e vërtetë! Ishin të parët që thyen këtë tabu, për t’i dhënë një tjetër kuptim shijimit të kësaj pije. Përpunimi i shampanjës në këtë rast bëhet edhe më i fortë, për një eksperiencë unike.

Edhe emra të tjerë të njohur kanë eksperimentuar në këtë drejtim, ndërsa fansat e shampanjës duket se kanë gjetur parajsën. Dhe është ekzaktësisht ajo që duhet!

Ekspertë në shtrat? Ja 5 shenjat e zodiakut që udhëheqin në dhomën e gjumit! 14

Eh, shenja e përcaktuar e zodiakut ndikon në shumë aspekte. Disa njerëz janë të bindur në parashikime të tilla, të tjerë nuk interesohen aspak në këtë fushë…Por, për ata që besojnë, shpesh parashikimj i yjeve mbi karakteristikat tona ka rezultuar i vërtetë.

Kemi folur për personalitetin, fatin, ndërsa i kisgte ardhur radha një aspekti pikant të përditshmërisë. Cilat nga shenjat janë udhëjeqëset më të mira në shtrat? Ne ju zbulojmë pesë më fatalet në dhomën e gjumit!

PESHORJA
Janë të apasionuar pas kënaqësisë së partnerit dhe bëjnë gjithçka që tjetri të kënaqet në maksimum. Janë intensivë në shtrat dhe të gatshëm për t’ju dhuruar eksperiencën më të mirë të jetës tuaj.

DASHI
Dëshirojnë të jenë yje në dhomën e gjumit dhe kanë një kërkesë nga vetja: t’ju bëjnë të mendoni për ta edhe kur largohen përgjithmonë. Kështu, bëjnë gjithçka për t’u përshtatur dhe për të dhuruar kënaqësi maksimale, prej egos për të qenë të paharrueshëm.

DEMI
Janë tipat më të përshtatshëm në shtrat, duke qenë se janë shumë sportivë në përgjithësi. Nuk kanë frikë të eksperimentojnë, ashtu sikurse janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe në çastet intime. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, shprehuni, sepse të lindurit e kësaj shenje janë të gatshëm vetëm për të dhuruar kënaqësi.

SHIGJETARI
Atletë të lindur, ata kanë vetëm një parim: të kenë një jetë të shëndetshme dhe aktive seksuale. Seksi është i rëndësishëm për këtë shenjë, po aq sa vetëbesimi dhe vetëvlerësimi. Me kaq cilësi të larta mbi veten, ata sigurohen të bëjnë të pamundurën për kënaqësinë tuaj nê shtrat.

AKREPI
Njihet si shenja më seksi e zodiakut, kështu që punën në shtrat e merr shumë, shumë, shumë seriozisht. Nuk preferojnë planifikim për seksin, janë spontanë dhe të egër në dhomën e gjumit. Por, kjo nuk mund të mohojë faktin që  tregohen të kujdesshëm dhe protektivë për partnerin.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: