“Star Wars”, premiera e javës në kinema Millennium 15

Epik për nga zhanri, epik për nga jehona që e parashoqëron, “Star Wars: The Last Jedi” vjen premierë për publikun shqiptar në kinema Millenniium ku do të fillojë projeksionet në datën 14 dhjetor.
 Me tapetin e kuq londinez, mbrëmjen e 12 dhjetorit,  unanimitetin e kritikës në vlerësimin absolut dhe parashikimet për rreth 200 milionë dolalrë arkëtime vetëm në fundjavën e parë të projeksioneve, saga fantastiko-shkencore ecën e sigurtë me kapitullin e saj më të ri. Filmi lançohet 40 vite pas “Star Wars: Episode IV – A New Hope” (1977) duke shënuar 40 vjetorin e sagës “Star Wars”. Filmi i vijon ngjarjet pikërisht aty ku i ka lënë  “Star Wars: The Force Awakens” (2015). Pasi ka bërë hapat e parë në botën Jedi, Rey bashkohet me Luke Skywalker në një aventurë me Leia, Finn dhe Poe gjatë të cilës do të hapin misteret e Forcës dhe sekretet  e të shkuarës.
 
“Star Wars: The Last Jedi” i njohur gjithashtu me emrin “Star Wars: Episod VIII – The Last Jedi” është shkruar dhe drejtuar nga Rian Johnson. Është i dyti film i vijimit të triologjisë “Star Wars” duke ndjekur “Star Wars: The Force Awakens” (2015).
Filmi është prodhuar nga Lucasfilm. Në rolet kryesojnë interpretojnë: Mark Hamill, Carrie Fisher, Adam Driver, Daisy Ridley, John Boyega, Oscar Isaac, Andy Serkis, Lupita Nyong’o, Domhnall Gleeson, Anthony Daniels, dhe Gëendoline Christie,në rolet që patën,së bashku Kelly Marie Tran, Laura Dern, dhe Benicio del Toro që i bashkohen kastit. Filmi shënon rolin e fundit të Carrie Fisher dhe madje është dedikim kushtuar asaj që u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2016. Asnjë nga skenat ku shfaqet aktorja nuk është hequr gjatë posproduksionit të filmit.
 
Filmi si në çdo kapitull të sagës është mjaft popullor duke çuar në parashitjen e biletave. Në Fandango rrjeti i shërbimit u bllokua nga trafiku i prenotimeve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, ekspertët  prashikojnë një arkëtim prej 200 milionë dollarësh në rreth 4 mjë salla kinemaje përgjatë fundjavës së parë të projeksioneve.
 “The Last Jedi” pati premierën e tij botërore në Los Angeles më 9 dhjetor 2017. ndërsa premiera europiane është pikërisht  më 12 dhjetor në London’s Royal Albert Hall.
 
 
 
Vlerësimet e kritikës për filmin
 
Josh Horowitz: “Filmi ka momentet më të fuqishme se çdo film tjetër i Star Wars që më vjen në mendje Saga është në duar të sigurta.”
 
Germain Lussier: “Unë nuk mund të besoj se Jedi i fundit ekziston, Rian Johnson është i çmendur, e adhuroj, Ai sjell Star Wars në limit. Një film fantastik që do të bëjë të flitet edhe për shumë kohë akoma”
 
Rachel Heine: “Sinqerisht nuk kam fjalë. Gati më vjen të ulërij nga befasia”
 
Eric Vespe: “Është i pabesueshëm. Personazhet janë në qendër të gjithckaje, skenat e aksionit janë fantastike dhe filmi mbledh të gjithë frytet e emocioneve të një dekade. Do vazhdoj ta shoh dhe ta rishoh përsëri edhe shumë herë të tjera”
 
Perri Meniroff: “Rian Johnson dhe skuadra e tij sjellin suspansë, të qeshura, emocione, por mbi të gjitha çojnë një hap përpara për të gjithë personazhet dhe për vetë sagën. Ka një material të pasur për t’u eksploruar në të ardhmen.”
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rregulli u thye, tashmë mund ta kombinojmë shampanjën me copa akulli! 11

Sado që na shijojnë kokteilet apo pijet e thera alkoolike, nuk mund ta mohojmë që shampanja ka vendin e saj në çdo rast. E shijshme, e lehtë, ideale për evente fine ose klas, shampanja në fakt ka një histori krejt tjetër kur vjen puna tek shërbimi.

Fillimisht, duhet ta dini që nuk duhet shërbyer në gota të gjera. Sa më e gjerë gota, aq më shumë kjo pije humbet bulëzat karakteristike, që i japin dhe shijen shampanjës. Kështu që, harroni gjithçka keni parë nëpër filma!

Nga ana tjetër, falë novacionit më të ri të Moët & Chandon, tashmë shampanja mund të serviret në një gotë me copa akulli. Po, e pabesueshme, por e vërtetë! Ishin të parët që thyen këtë tabu, për t’i dhënë një tjetër kuptim shijimit të kësaj pije. Përpunimi i shampanjës në këtë rast bëhet edhe më i fortë, për një eksperiencë unike.

Edhe emra të tjerë të njohur kanë eksperimentuar në këtë drejtim, ndërsa fansat e shampanjës duket se kanë gjetur parajsën. Dhe është ekzaktësisht ajo që duhet!

Ekspertë në shtrat? Ja 5 shenjat e zodiakut që udhëheqin në dhomën e gjumit! 14

Eh, shenja e përcaktuar e zodiakut ndikon në shumë aspekte. Disa njerëz janë të bindur në parashikime të tilla, të tjerë nuk interesohen aspak në këtë fushë…Por, për ata që besojnë, shpesh parashikimj i yjeve mbi karakteristikat tona ka rezultuar i vërtetë.

Kemi folur për personalitetin, fatin, ndërsa i kisgte ardhur radha një aspekti pikant të përditshmërisë. Cilat nga shenjat janë udhëjeqëset më të mira në shtrat? Ne ju zbulojmë pesë më fatalet në dhomën e gjumit!

PESHORJA
Janë të apasionuar pas kënaqësisë së partnerit dhe bëjnë gjithçka që tjetri të kënaqet në maksimum. Janë intensivë në shtrat dhe të gatshëm për t’ju dhuruar eksperiencën më të mirë të jetës tuaj.

DASHI
Dëshirojnë të jenë yje në dhomën e gjumit dhe kanë një kërkesë nga vetja: t’ju bëjnë të mendoni për ta edhe kur largohen përgjithmonë. Kështu, bëjnë gjithçka për t’u përshtatur dhe për të dhuruar kënaqësi maksimale, prej egos për të qenë të paharrueshëm.

DEMI
Janë tipat më të përshtatshëm në shtrat, duke qenë se janë shumë sportivë në përgjithësi. Nuk kanë frikë të eksperimentojnë, ashtu sikurse janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe në çastet intime. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, shprehuni, sepse të lindurit e kësaj shenje janë të gatshëm vetëm për të dhuruar kënaqësi.

SHIGJETARI
Atletë të lindur, ata kanë vetëm një parim: të kenë një jetë të shëndetshme dhe aktive seksuale. Seksi është i rëndësishëm për këtë shenjë, po aq sa vetëbesimi dhe vetëvlerësimi. Me kaq cilësi të larta mbi veten, ata sigurohen të bëjnë të pamundurën për kënaqësinë tuaj nê shtrat.

AKREPI
Njihet si shenja më seksi e zodiakut, kështu që punën në shtrat e merr shumë, shumë, shumë seriozisht. Nuk preferojnë planifikim për seksin, janë spontanë dhe të egër në dhomën e gjumit. Por, kjo nuk mund të mohojë faktin që  tregohen të kujdesshëm dhe protektivë për partnerin.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: