8 mënyra për të kombinuar fundin me bel të lartë 10

I gjatë ose i shkurtër, me skaje apo forma të rrumbullakëta, ju sjellim disa propozime sesi të kombinoni fundin me bel të lartë, për një stil elegant dhe të rafinuar.

Beli i lartë ka gjithmonë efekt t’ju bëjë të ngjani më elegante, duke dhuruar një siluetë e cila ka veti të zgjatet disa centimetra më shumë, krahasuar me veshjet e tjera. Ne po ju tregojmë se si t’i përshtatni më mirë ato, nga këmishat, deri tek pulovrat oversize, pse jo edhe duke gjetur këpucët dhe çantat për t’i shoqëruar, në mënyrë që të keni një kombinim të përsosur. Ndaj hapni garderobën dhe gjeni veshje të ngjashme të cilat mund t’i përshtatini me sugjerimet tona.

Fund i gjatë jeans kombinuar me pulovër
Fund i gjatë lëkure kombinuar me t shirt oversize
Fund i puthitur me bel të lartë kombinuar me forma gjeometrike
Fund i shkurtër kombinuar me pulovër të bollshme, gjysmë e futur në fund
Fund lëkure ma pala kombinuar me dantellë dhe stof
Fund me bel të lartë dantelle kombinuar me frymën rock
Fund me pala, çizme me shkëlqim Chane dhe pulovër
Fund xhins i ngushtë i kombinuar me të gjelbër
Minifund kamoshi me bel të lartë, frymëzuar nga vitet 70-të
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rregulli u thye, tashmë mund ta kombinojmë shampanjën me copa akulli! 10

Sado që na shijojnë kokteilet apo pijet e thera alkoolike, nuk mund ta mohojmë që shampanja ka vendin e saj në çdo rast. E shijshme, e lehtë, ideale për evente fine ose klas, shampanja në fakt ka një histori krejt tjetër kur vjen puna tek shërbimi.

Fillimisht, duhet ta dini që nuk duhet shërbyer në gota të gjera. Sa më e gjerë gota, aq më shumë kjo pije humbet bulëzat karakteristike, që i japin dhe shijen shampanjës. Kështu që, harroni gjithçka keni parë nëpër filma!

Nga ana tjetër, falë novacionit më të ri të Moët & Chandon, tashmë shampanja mund të serviret në një gotë me copa akulli. Po, e pabesueshme, por e vërtetë! Ishin të parët që thyen këtë tabu, për t’i dhënë një tjetër kuptim shijimit të kësaj pije. Përpunimi i shampanjës në këtë rast bëhet edhe më i fortë, për një eksperiencë unike.

Edhe emra të tjerë të njohur kanë eksperimentuar në këtë drejtim, ndërsa fansat e shampanjës duket se kanë gjetur parajsën. Dhe është ekzaktësisht ajo që duhet!

Ekspertë në shtrat? Ja 5 shenjat e zodiakut që udhëheqin në dhomën e gjumit! 13

Eh, shenja e përcaktuar e zodiakut ndikon në shumë aspekte. Disa njerëz janë të bindur në parashikime të tilla, të tjerë nuk interesohen aspak në këtë fushë…Por, për ata që besojnë, shpesh parashikimj i yjeve mbi karakteristikat tona ka rezultuar i vërtetë.

Kemi folur për personalitetin, fatin, ndërsa i kisgte ardhur radha një aspekti pikant të përditshmërisë. Cilat nga shenjat janë udhëjeqëset më të mira në shtrat? Ne ju zbulojmë pesë më fatalet në dhomën e gjumit!

PESHORJA
Janë të apasionuar pas kënaqësisë së partnerit dhe bëjnë gjithçka që tjetri të kënaqet në maksimum. Janë intensivë në shtrat dhe të gatshëm për t’ju dhuruar eksperiencën më të mirë të jetës tuaj.

DASHI
Dëshirojnë të jenë yje në dhomën e gjumit dhe kanë një kërkesë nga vetja: t’ju bëjnë të mendoni për ta edhe kur largohen përgjithmonë. Kështu, bëjnë gjithçka për t’u përshtatur dhe për të dhuruar kënaqësi maksimale, prej egos për të qenë të paharrueshëm.

DEMI
Janë tipat më të përshtatshëm në shtrat, duke qenë se janë shumë sportivë në përgjithësi. Nuk kanë frikë të eksperimentojnë, ashtu sikurse janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe në çastet intime. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, shprehuni, sepse të lindurit e kësaj shenje janë të gatshëm vetëm për të dhuruar kënaqësi.

SHIGJETARI
Atletë të lindur, ata kanë vetëm një parim: të kenë një jetë të shëndetshme dhe aktive seksuale. Seksi është i rëndësishëm për këtë shenjë, po aq sa vetëbesimi dhe vetëvlerësimi. Me kaq cilësi të larta mbi veten, ata sigurohen të bëjnë të pamundurën për kënaqësinë tuaj nê shtrat.

AKREPI
Njihet si shenja më seksi e zodiakut, kështu që punën në shtrat e merr shumë, shumë, shumë seriozisht. Nuk preferojnë planifikim për seksin, janë spontanë dhe të egër në dhomën e gjumit. Por, kjo nuk mund të mohojë faktin që  tregohen të kujdesshëm dhe protektivë për partnerin.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: