Ju lutem, shpallni një këngë fituese që ta duam, jo ta fishkëllejmë! 9

Nga Ilda Lumani

Shpresa për të mos pasur një fitues të përzgjedhur në Festivalin në Radio Televizionin Shqiptar pa nisur gara duket se tashmë ka vdekur që me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion. E vërtetuar ndër vite tashmë, që ai/ajo, i cili është përfolur pa iu dëgjuar ende kënga ka fituar dhe mandej ka marrë pjesë duke lënë zero shenjë në kompeticionin europian ka bërë që emri i këtij Festivali (të Rtsh-së) të venitet. Për vit flitet se “këtë vit është ndryshe”, po për vit kemi parë fitues emra këngëtarësh të mrekullueshëm me këngë që askush ndër shqiptarë nuk ju di sot një rresht, apo t’ju këndojë një refren. Sepse askush nuk sjell një këngë që të pëlqehet e të bëhet hit, por bëjnë një këngë që të pëlqehet atje… Dhe shkojnë me ca ritme allasoj “atje” sa shpesh ngjajnë qesharak. Se “Atje” nuk është një Festival folklorik, por një festival modern, ku gjithashtu me vështirësi fiton më i miri, për shkak të lobimit në votim që bëhet, aq i njohur tashmë (falë të cilit edhe ne marrim ndonjë votë, ku “më jep të të jap” funksionon më mirë se në çdo pazar tjetër!) dhe gjithashtu po rrallë dhe “Atje” ndonjë këngë kthehet hit!


Por, të kthehemi tek gara jonë, tek Festivali të cilit ndër këto vite i ngelet ndonjë këngë, por asnjë fituese nuk i kthehet në hit… Këtë edicion ka ngjallur sadopak kërshëri për vetë pjesëmarrjen e hitbërësve të tij, atyre që kanë lënë shenjë, këngët e të cilave prej dekadash janë të preferuarat e publikut dhe koha veç i ka bërë si vera!

Rikthimi i Manjola Nallbanit, i superartistes fituese të dy Festivaleve të njëpasnjëshme “Pesha e fatit”, por veçanërisht “Kur e humba një dashuri” e mandej i hiteve si: “Përse të dua”, “Një tren drejt Lindjes”, “Ikën dallëndyshet” etj. është vlerë për këtë edicion. Personalisht nuk më intereson nëse kjo është kënga e duhur për në Eurovizion, pavarësisht se i ka të gjitha premisat për të qenë në atë skenë! Unë mendoj se kënga “I njëjti qiell” do të shoqërohet dhe nga publiku, kur ajo ta interpretojë në këtë Festival. Është një këngë që tani hit!


I preferuari im dhe i gjithë shqiptarëve pas viteve ’90, që me këngën “Na lini të jetojmë” rrëmbeu jo vetëm trofeun e të rinjve, por edhe te zemrave të shqiptarëve, e mandej me këngë të pavdekshme, unike si “Qyteti i vjetër”, “Nuk kërkoj tjetër njeri” Elton Deda ështe një ngjarje. Ai konkurron me “Fjalët”, një këngë të cilën Eltoni e shijon vetë dhe na e servir pa fare ambicie për konkurrimin, edhe pse padyshim një pretendente e denjë për të fituar këtë edicion të 56-të të Festivalit!

Të them “Merre lehtë” apo “Asgjë e largët” dhe nuk ka nevojë që të kumtoj emrin e Bojken Lakos! Artisti që merr pa rreshtur pjesë në Festival për kënaqësinë e të kënduarit ‘live’ në këtë skenë, për të jetuar emocionet e ‘Lot, Dashuri, Lot” apo “Të ndjej”. Bojken Lako këtë vit vjen me “Sytë e shpirtit”! Sa ajër tjetër që i jep Lako garës!


Dhe nuk e fsheh një nga të parapëlyerat e mia të këtij edicioni është “Ekziston” e Redon Makashit, zërit melankolik që ka bërë gjithë femrat shqiptare të paktën njëherë në jetë për të qarë! Hitbërësi i të pazëvendësueshmes “Dikur luaja me ndjenjën e saj” këtë edicion na sjell një tjetër këngë romantike, që do të duartrokitet dhe do t’i sjellë atij fansa të një brezi të ri!


Solla këta emra që vërtetë i japin tjetër nivel, ajër, shpresë dhe art kësaj gare! Sepse në këngët e tyre nuk pashë asnjë largim apo devijim tw karakterit dhe natyrës së muzikës së tyre për hir të Eurovizionit! Që për mua “shkoftë në djall se na mori në qafë Festivalin dhe artistët!”

Emrat e mësipërm, artistët e rrallë që kemi fatin t’i kemi, fare pak i kam dëgjuar të lakohen si fitues të këtij edicioni.
Ashtu siç sa më shumë afron dita e nisjes së Festivalit kanë filluar të lakohen dy emra, që më shumë se pretendentë komentohen si të paracaktuar. Inis Neziri këngëtarja e re me zërin e mrekullueshëm është një nga të komentuarat si fituese e këtij edicioni, e nga ana tjetër një tjetër artist shumë i talentuar Eugent Bushpepa (Fatkeqësi nëse gojet e liga e marrin më qafë atë!) përflitet si fitues! Zërat nëpër ambientet e Radios duket sikur i legjitimitoi edhe mikesha e tij Juliana Pasha, e cila më shumë sesa e komplimentonte për këngën e vlerësonte se “zëri i tij i duhej Eurovision it”! Eurovizionit sikurse e di çdo njeri i duhet nga Shqipëria vetëm numri! Ndërkohë për artistët shqiptarë (e kam thënë dhe në një shkrim për gazetën Mapo, në vitin 2011), është rasti më i mirë, ndoshta dhe i vetëm në jetë për të interpretuar në një skenë gjigande me audiencën më të madhe të jetës së tyre! Ato 3 minuta, apo për më fatlumët 6 minuta të Shqiperisë në Eurovizion janë kulmi i ëndrrës dhe karrierës së tyre! Por, për të arritur atje, bëni këngë të mira se koha ka dëshmuar se vetëm me zë nuk ia dilet, atje jo e jo, po as në Shqipëri nuk bëhet fjalë! Ndaj na shpallni një këngë fituese që ta duam, jo që si çdo vit pas fitores i fishkëllejmë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rregulli u thye, tashmë mund ta kombinojmë shampanjën me copa akulli! 11

Sado që na shijojnë kokteilet apo pijet e thera alkoolike, nuk mund ta mohojmë që shampanja ka vendin e saj në çdo rast. E shijshme, e lehtë, ideale për evente fine ose klas, shampanja në fakt ka një histori krejt tjetër kur vjen puna tek shërbimi.

Fillimisht, duhet ta dini që nuk duhet shërbyer në gota të gjera. Sa më e gjerë gota, aq më shumë kjo pije humbet bulëzat karakteristike, që i japin dhe shijen shampanjës. Kështu që, harroni gjithçka keni parë nëpër filma!

Nga ana tjetër, falë novacionit më të ri të Moët & Chandon, tashmë shampanja mund të serviret në një gotë me copa akulli. Po, e pabesueshme, por e vërtetë! Ishin të parët që thyen këtë tabu, për t’i dhënë një tjetër kuptim shijimit të kësaj pije. Përpunimi i shampanjës në këtë rast bëhet edhe më i fortë, për një eksperiencë unike.

Edhe emra të tjerë të njohur kanë eksperimentuar në këtë drejtim, ndërsa fansat e shampanjës duket se kanë gjetur parajsën. Dhe është ekzaktësisht ajo që duhet!

Ekspertë në shtrat? Ja 5 shenjat e zodiakut që udhëheqin në dhomën e gjumit! 14

Eh, shenja e përcaktuar e zodiakut ndikon në shumë aspekte. Disa njerëz janë të bindur në parashikime të tilla, të tjerë nuk interesohen aspak në këtë fushë…Por, për ata që besojnë, shpesh parashikimj i yjeve mbi karakteristikat tona ka rezultuar i vërtetë.

Kemi folur për personalitetin, fatin, ndërsa i kisgte ardhur radha një aspekti pikant të përditshmërisë. Cilat nga shenjat janë udhëjeqëset më të mira në shtrat? Ne ju zbulojmë pesë më fatalet në dhomën e gjumit!

PESHORJA
Janë të apasionuar pas kënaqësisë së partnerit dhe bëjnë gjithçka që tjetri të kënaqet në maksimum. Janë intensivë në shtrat dhe të gatshëm për t’ju dhuruar eksperiencën më të mirë të jetës tuaj.

DASHI
Dëshirojnë të jenë yje në dhomën e gjumit dhe kanë një kërkesë nga vetja: t’ju bëjnë të mendoni për ta edhe kur largohen përgjithmonë. Kështu, bëjnë gjithçka për t’u përshtatur dhe për të dhuruar kënaqësi maksimale, prej egos për të qenë të paharrueshëm.

DEMI
Janë tipat më të përshtatshëm në shtrat, duke qenë se janë shumë sportivë në përgjithësi. Nuk kanë frikë të eksperimentojnë, ashtu sikurse janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe në çastet intime. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, shprehuni, sepse të lindurit e kësaj shenje janë të gatshëm vetëm për të dhuruar kënaqësi.

SHIGJETARI
Atletë të lindur, ata kanë vetëm një parim: të kenë një jetë të shëndetshme dhe aktive seksuale. Seksi është i rëndësishëm për këtë shenjë, po aq sa vetëbesimi dhe vetëvlerësimi. Me kaq cilësi të larta mbi veten, ata sigurohen të bëjnë të pamundurën për kënaqësinë tuaj nê shtrat.

AKREPI
Njihet si shenja më seksi e zodiakut, kështu që punën në shtrat e merr shumë, shumë, shumë seriozisht. Nuk preferojnë planifikim për seksin, janë spontanë dhe të egër në dhomën e gjumit. Por, kjo nuk mund të mohojë faktin që  tregohen të kujdesshëm dhe protektivë për partnerin.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: