Horoskopi, e shtunë 23 dhjetor 15

Dashi

Marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme gjatë kësaj dite. Nuk do debatoni për asgjë me partnerin/en, përkundrazi do zgjidhni gjithçka me maturi dhe qetësi. Beqarët mund të kenë njohje të reja, por nga ato mund të fillojnë vetëm histori dashurie të shkurtra. Të ardhurat fatmirësisht nuk do kenë probleme.

Demi

Ditë e paqëndrueshme dhe e mbushur me debate të njëpasnjëshme për jetën tuaj në çift. Kujdes me gjithçka që do thoni sepse mund ta lëndoni thellë partnerin/en. Beqarët do kenë takime dhe propozime, por vetëm kaq sot. Ditë e turbullt për financat. Mirë do ishte të shmangnit çdo lloj investimi apo transaksioni.

Binjakët

Ambient shumë i ngrohtë në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më afër se kurrë me partnerin/en dhe do flisni me të edhe mbi tema të cilat më parë kishit turp. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm edhe sot që të mos kenë zhgënjime dhe të mos lëndohen. Financat do jenë në të njëjtën gjendje si disa kohë më parë.

Gaforrja

Dialogu në çift do ekzistojë gjatë gjithë kësaj ditë dhe do e keni të lehtë të merreni vesh me njeri-tjetrin. Edhe momentet romantike do jenë të shumta. Beqarët me shumë gjasë do i rikthehen një dashurie të vjetër, por që për ta ka pasur rëndësi të madhe. Në planin financiar duhet të shmangni operacionet e mëdha.

Luani

Falë mbështetjes që do iu japin yjet marrëdhënia në çift do shkojë më së miri sot. Personi që keni në krah do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Edhe beqarët do e gjejnë personin e duhur me të cilin do ja vlejë të krijojnë një lidhje. Financat edhe mund të jenë të trazuara për shkak se do ju duhet të kryeni disa shpenzime të nevojshme.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që jeta juaj në çift të marrë një tjetër drejtim sot. Do i shprehni më tepër ato që ndjeni dhe do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah. Beqarët do kenë gjëra të tjera për të menduar dhe nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Të ardhurat do përmirësohen dalëngadalë.

Peshorja

Ambient i zymtë sot në jetën tuaj në çift. Mezi do prisni që dita të mbarojë duke shpresuar se të nesërmen gjithçka do ndryshojë. Beqarët do bëjnë mirë të mos ju besojnë të gjithë atyre që do i joshin. Perspektivat financiare janë të mira kështu që mund të kryeni edhe ndonjë investim.

Akrepi

Asnjë planet nuk do prekë drejtpërdrejt sektorin e dashurisë së çifteve sot, megjithatë marrëdhënia në çift do ketë probleme. Kujdes me kokëfortësinë. Beqarët duhet të tregohen edhe më të hapur nëse duan të gjejnë një person për të krijuar lidhje. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe.

Shigjetari

Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i harroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për të ardhmen. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë sepse edhe ashtu si janë ndihen mirë. Në planin financiar shpenzoni sa ua mban xhepi.

Bricjapi

Ndikimi i yjeve do jetë shumë i madh sot në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni më së miri me njeri-tjetrin dhe askush nuk do ua prishë harmoninë. Beqarët do takojnë persona interesantë nëpër festat ku do shkojnë. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur edhe pse situata nuk do ketë probleme.

Ujori

Do largoheni paksa nga partneri/ja juaj sot dhe nuk do përjetoni ato emocione që keni dëshiruar. Dita nuk do jetë aspak e mirë dhe do mërziteni. Beqarëve do ju plotësohen dëshirat dhe do e gjejnë princin e tyre të kaltër. Në planin financiar duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Peshqit

Do keni më shumë nevojë për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift sot. Mirë do jetë të flisni hapur me partnerin/en dhe të dy së bashku të merrni vendimet e duhura. Beqarët do tërhiqen mjaft nga persona më të mëdhenj se ata. Në planin financiar duhet të merrni disa masa për të stabilizuar situatën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rregulli u thye, tashmë mund ta kombinojmë shampanjën me copa akulli! 11

Sado që na shijojnë kokteilet apo pijet e thera alkoolike, nuk mund ta mohojmë që shampanja ka vendin e saj në çdo rast. E shijshme, e lehtë, ideale për evente fine ose klas, shampanja në fakt ka një histori krejt tjetër kur vjen puna tek shërbimi.

Fillimisht, duhet ta dini që nuk duhet shërbyer në gota të gjera. Sa më e gjerë gota, aq më shumë kjo pije humbet bulëzat karakteristike, që i japin dhe shijen shampanjës. Kështu që, harroni gjithçka keni parë nëpër filma!

Nga ana tjetër, falë novacionit më të ri të Moët & Chandon, tashmë shampanja mund të serviret në një gotë me copa akulli. Po, e pabesueshme, por e vërtetë! Ishin të parët që thyen këtë tabu, për t’i dhënë një tjetër kuptim shijimit të kësaj pije. Përpunimi i shampanjës në këtë rast bëhet edhe më i fortë, për një eksperiencë unike.

Edhe emra të tjerë të njohur kanë eksperimentuar në këtë drejtim, ndërsa fansat e shampanjës duket se kanë gjetur parajsën. Dhe është ekzaktësisht ajo që duhet!

Ekspertë në shtrat? Ja 5 shenjat e zodiakut që udhëheqin në dhomën e gjumit! 14

Eh, shenja e përcaktuar e zodiakut ndikon në shumë aspekte. Disa njerëz janë të bindur në parashikime të tilla, të tjerë nuk interesohen aspak në këtë fushë…Por, për ata që besojnë, shpesh parashikimj i yjeve mbi karakteristikat tona ka rezultuar i vërtetë.

Kemi folur për personalitetin, fatin, ndërsa i kisgte ardhur radha një aspekti pikant të përditshmërisë. Cilat nga shenjat janë udhëjeqëset më të mira në shtrat? Ne ju zbulojmë pesë më fatalet në dhomën e gjumit!

PESHORJA
Janë të apasionuar pas kënaqësisë së partnerit dhe bëjnë gjithçka që tjetri të kënaqet në maksimum. Janë intensivë në shtrat dhe të gatshëm për t’ju dhuruar eksperiencën më të mirë të jetës tuaj.

DASHI
Dëshirojnë të jenë yje në dhomën e gjumit dhe kanë një kërkesë nga vetja: t’ju bëjnë të mendoni për ta edhe kur largohen përgjithmonë. Kështu, bëjnë gjithçka për t’u përshtatur dhe për të dhuruar kënaqësi maksimale, prej egos për të qenë të paharrueshëm.

DEMI
Janë tipat më të përshtatshëm në shtrat, duke qenë se janë shumë sportivë në përgjithësi. Nuk kanë frikë të eksperimentojnë, ashtu sikurse janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe në çastet intime. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen, shprehuni, sepse të lindurit e kësaj shenje janë të gatshëm vetëm për të dhuruar kënaqësi.

SHIGJETARI
Atletë të lindur, ata kanë vetëm një parim: të kenë një jetë të shëndetshme dhe aktive seksuale. Seksi është i rëndësishëm për këtë shenjë, po aq sa vetëbesimi dhe vetëvlerësimi. Me kaq cilësi të larta mbi veten, ata sigurohen të bëjnë të pamundurën për kënaqësinë tuaj nê shtrat.

AKREPI
Njihet si shenja më seksi e zodiakut, kështu që punën në shtrat e merr shumë, shumë, shumë seriozisht. Nuk preferojnë planifikim për seksin, janë spontanë dhe të egër në dhomën e gjumit. Por, kjo nuk mund të mohojë faktin që  tregohen të kujdesshëm dhe protektivë për partnerin.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: